Kjo makinë nga kompania kineze e robotëve për shërbime inteligjente “Orion Star” mund të prodhojë kafe shumë të mirë brenda vetëm disa minutash. Ajo ka emrin “Barista” e përdoret edhe në Lojërat Olimpike të Pekinit.
Në fakt, shumë shërbime të tilla janë kryer nga robotë në Fshatin Olimpik të Pekinit. Robotë të pesë llojeve nga kompania “Orion Star” u ofrojnë mysafirëve nga e gjithë bota shërbime të pritjes, përkthimit, dërgimit, kafesë etj. Nënkryetarja e “Orion Star”, Li Ting, tha se kjo kompani ka vendosur robotë në mbi 1 mijë qendra tregtare të 41 qyteteve të Kinës.
“Robotët mund të çlirojnë njerëzit nga punët e përsëritura fizike, dhe njerëzit mund të bëjnë gjëra më krijuese dhe me më shumë vlerë. Robotët mund t’i ndihmojnë menaxherët të marrin vendime me anë të të dhënave,” tha Li Ting.
Ndër temat e sivjetshme në “dy sesionet”, Li fokusohet më shumë në ato të fushës së inovacionit shkencor dhe teknologjik. “Ekonomia e sotme e Kinës ka hyrë në fazën e tretë të transformimit, nga dividentet demografike e ciklet financiare në risitë tekniko-shkencore. Besoj se inovacioni shkencor e teknologjik është një mbështetje e rëndësishme për forcat prodhuese të së ardhmes,” thotë Li Ting. (Li Huailiang/Artan)