Të shtunën do të nisë në Pekin sesioni vjetor i Asamblesë së 13-të Kombëtare Popullore të Kinës (AKP), që shënon një ngjarje të rëndësishme në agjendën politike të Kinës. Si një përbërës i rëndësishëm për demokracinë popullore në gjithë procesin në Kinë, sistemi i AKP-së pasqyron vullnetin e popullit, garanton të drejtat dhe interesat e popullit, stimulon forcën krijuese dhe gjallërinë e popullit e garanton që populli të jetë zot i vendit.
Ligji i mbrojtjes së të miturve që hyri në fuqi më 1 qershor 2021, ka domethënie të veçantë për nxënësit e shkollës së mesme pranë Universitetit të Shkencave Politike dhe Drejtësisë të Kinës Lindore. Këta nxënës kanë marrë pjesë nga afër në shqyrtimin e ligjit që ka lidhje me çdo të mitur dhe këshillat e tyre janë përfshirë në procesin e rishikimit të këtij ligji. (Li Huailiang/Artan)