“Jemi duke punuar shumë mirë për objektivin”, i tha Radios “Ejani” Denni Xhepa, skiatori i ri që do të përfaqësojë Shqipërinë në Lojërat Olimpike Dimërore të Pekinit.
Në intervistën e tij, 18-vjeçari vlerësoi kushtet e jetesës dhe të stërvitjes në Fshatin Olimpik dhe shprehu besim për paraqitjen e vet në garën e ardhshme. Le t’i urojmë suksese!