CMG: Tirana eshte kryeqyteti europian i rinise 2022. Ju keni bashkëorganizuar këtë ceremoni me Ambasadën Kineze. Mesazhi juaj nga kjo festë?

Erion Veliaj: Ky ka qenë një vit që nisi me energji të reja pas dy viteve shumë të vështirë si pandemia dhe tërmeti. Kishim nevojë të ishim me njeri-tjetrin dhe kishim krijuar një traditë, jo vetëm se jemi kryeqyteti evropian i rinisë, por se jemi qyteti-motër me Pekinin. Tirana dhe Pekini kanë lidhur që prej 2008-ës, kur Edi Rama ishte kryetar i Bashkisë një vëllazëri mes tyre, pra janë qytete sivëllezër, si motra. Ne duam që kjo miqësi jo vetëm midis bashkive si burokraci, por midis njerëzve të shtohet dhe të shumohet. Ne sot jemi në një situate ku jetojnë 140 komunitete në Tiranë dhe komuniteti kinez, në disa qindra është një ndër komunitetet më të rregullt, më ligjzbatues, më sipërmarrës, ata që adaptohen më shpejt, mësojmë gjuhën shqipe dhe bëhen tifozë të ekipeve tona. Prandaj them se “tironcit” kinezë kanë qenë një kontribuues i jashtëzakonshëm për qytetin tone.

Mesazhi im është : Shtetet dhe qytetet kanë rolin e tyre, por marrëdhënia mes njerëzve është gjëja më e rëndësishme.

CMG: Jemi në prag të Vitit të Ri kinez dhe pjesmarrës në Lojërat Olimpike Dimërore të Pekinit me sportistët tanë. Cili është mesazhi juaj për sportistët tanë por njëkohësisht dhe për këtë festë të rëndësishme të popullit kinez?

Erion Veliaj: Ne jemi vend i vogël dhe sidomos në Lojërat Dimërore jemi një ekip akoma më I vogël krahasuar me Lojërat Olimpike në Tokio ku ekipi ishte më I madh sepse tek peshëngritja dhe atletika ne kemi më shumë talente. Kurse në këto Lojëra, një vend që nuk ka pista profesionale skish dhe në Tiranë bie bore një here në 30 vjet, megjithatë me ekipin tone modest besoj se pjesmarrja është e rëndësishme. Shpresoj shumë që Lojërat Olimpike do të kontribuojnë në vëllazërimin mes kombeve. Por me reformën që kemi patur në Komitetin Olimpik Shqiptar gjykoj që ekipet tona do të bëhen gjithmonë e më mire. Nevoja për të reformuar sportin nuk është biznes, por diçka që frymëzon gjeneratat e më të vegjëlve dhe kjo bëhet gjithmonë e më evidente gjatë Lojërave Olimpike. Njerëzit shikojnë në televizor dhe thonë “Hë, të keqen mami, të keqen babi merru dhe ti me sport! Bëhu dhe ti aktiv!”. Kështu që e shoh edhe si një mundësi për t’i kujtuar njerëzve që pas pandemisë rikthimi në jetën aktive është shumë i rëndësishëm. Ajo që ka ndodhur në Kinë me transformimin e sporteve jo vetëm për elitën, por për masën është diçka shumë frymëzuese.

CMG: Urimi për vitin e ri kinez?

Erion Veliaj: Viti i ri kinez këtë vit është viti i Tigrit. Duhet të jemi të shkathët si një Tigër dhe elegant në mënyrën se si e jetojmë jetën tone. Besoj se do të jetë një vit i mbarë.


Tiranë, 26 janar 2022