CMG: Si ish ministre e kulturës keni përcjellë shumë aktivitete të kulturës kineze. Vlerësimi juaj për këtë kulturë?
Mirela Kumbaro: Është e vërtetë. Si ministre kulture ruaj një kujtim shumë të mire. Mund të flas për një bashkëpunim të jashtëzakonshëm që kemi patur dhe vazhdojmë ta kemi me Republikën Popullore të Kinës, si në kontaktet e mia të drejtpërdrejta me ministrin e kulturës, ashtu dhe nga bashkëpunimet dhe projektet që ne kemi organizuar. Ky kalendar vazhdon sepse është veçse një shkëmbim kulturor siç e kemi me çdo vend, kemi dhe një histori të përbashkët të njohjes dhe shkëmbimit të kulturave që ruan një lloj nostalgjie në kujtesën e popullit shqiptar
CMG: Merrni pjesë në festimin e Vitit të Ri kinez, në cilësinë e ministres së turizmit. Do të donim të denim disa nga bashkëpunimet midis dy vendeve
Mirela Kumbaro: Është shumë e rëndësishme në fakt komunikimi në fushën e turizmit. Megjithë periudhën e pandemisë që ja bën të vështirë turistit dhe vizitorit ardhjen në Shqipëri, ne po e shfrytëzojmë bashkë me ambasadorin për të ndërtuar një periudhë përgatitje me qëllim që të hapim tregun. Ne jemi të gatshëm dhe I mirëpresim vizitorët kinezë, madje jemi duke përgatitur itineraret e mundshme me qëllim që viti 2022 ndonëse nuk do të jetë një vit ku do të kemi fluks të madh të turizmit kinez, duhet të jetë një vit në të cili do të përgatitemi për vitin 2023.
Jemi shumë të interesuar që kinezët të vijnë ta vizitojnë Shqipërinë si një pjesë e rëndësishme e Mesdheut, e Ballkanit dhe një pjesë shumë e rëndësishme e Evropës, por edhe me itinerare që risjellin nostalgji për të cilën folëm më pare. 50 vjeçarët, 60 dhe 70 vjeçarët e sotëm kinezë kanë ruajtur në kujtesën e tyre një periudhë historike të përbashkët midis Shqipërisë dhe Kinës. Ne kemi shumë shpresë dhe besim që do të jemi një ndër tregjet e preferuara të turizmit kinez.
CMG: Urimi juaj për këtë festë të rëndësishme të kombit kinez
Mirela Kumbaro: Besoj se është moment shumë I mire për t’I uruar popullit kinez “Gëzuar Vitin e Ri”. Besoj se çdo moment feste për popullin kinez është një rast I mirë për të gëzuar edhe ne shqiptarët. Kjo mbrëmje është një dëshmi se gëzimet I kemi të përbashkëta ashtu sikurse kemi patur të përbashkëta dhe ngjarje të tjera ku populli kinez na është gjendur dhe në momentet më të vështira