Pak ditë para nisjes së Lojërave Olimpike Dimërore të Pekinit, Shqipëria dorëzoi flamurin olimpik ekipit përfaqësues në këtë Olimpiadë. Në një ceremoni festive në Tiranë ministrja e arsimit dhe sportit Evis Kushi i dorëzoi flamurin olimpik skiatorit 18 vjeçar Denni Xhepa, i vetmi sportist performues në Pekin 2022. Përshëndetje në ceremoni përcollën ambasadori i Kinës në Shqipëri, Zhou Ding, kryetari i Komitetit Olimpik Kombëtar Fidel Ylli, nënkryetari i Bashkisë së Tiranës Andi Seferi dhe presidenti i Federatës Shqiptare të Skive, Elvis Toçi. Skiatori Denni Xhepa me shumë emocion premtoi se do të ngrejë lart flamurin shqiptar në Pekin 2022.