Duke filluar nga viti 2022, Kina ka hequr kufizimin që raporti i aksioneve të huaja në ndërmarrjet e përbashkëta të prodhimit të automjeteve të mos e kalojë 50 %. Kjo politikë, e cila zbatohej prej gati 30 vjetësh, ka marrë fund, duke treguar besimin dhe vendosmërinë e Kinës për të zgjeruar më tej hapjen e saj.
Në fund të vitit të kaluar u publikuan versionet e reja të Listës Negative për Hyrjen e Investimeve të Huaja dhe Listës Negative për Hyrjen e Investimeve të Huaja në Zonat e Tregtisë së Lirë. Krahasuar me versionet e vitit 2020, pikat e listës negative kombëtare janë ulur nga 33 në 31, ndërsa të listës negative për zonat pilot të tregtisë së lirë nga 30 në 27.