Ambasadori i Kinës në Shqipëri Zhou Ding mori pjesë në ceremoninë e mbylljes së seminarit online mbi tregtinë elektronike për ndërmarrjet e mesme e të vogla dhe kompanitë fillestare.Ambasadori Zhou Ding u shpreh se seminari 12-ditor ka ndarë përvojën e suksesshme dhe rastet klasike në fushën e tregtisë elektronike të Kinës, me shpresën për të ofruar një referencë për promovimin e ekonomisë digjitale në Shqipëri dhe për të krijuar mundësi bashkëpunimi midis të dyja palëve. Tani tregtia elektronike e Kinës ka hyrë nga faza e zhvillimit të shpejtë në fazën e zhvillimit me cilësi të lartë. (Në vitin 2020, vëllimi i tregtisë elektronike në Kinë arriti në 5.77 trilionë dollarë, ndërsa vëllimi i import-eksportit të tregtisë elektronike ndërkufitare ishte 260 miliardë dollarë, me një rritje vjetore 31.1%.) Qeveria Shqiptare po e konsideron tregtinë elektronike si një nga shtyllat e rëndësishme të ekonomisë. Tashmë në Shqipëri ka gjithnjë e më shumë kompani që ofrojnë produkte e shërbime përmes platformave në internet. Tregtia elektronike në Shqipëri ka një perspektivë shumë të gjerë.Ndjekim impresionet e të ftuarve në këtë seminar të cilët shprehen se ishte tepër i frytshëm për ta dhe për sipërmarrjet në vijim. Ndërsa rrëfejnë edhe eksperiencën e tyre ne Shtetin e Kinës si studentë të këtij vendi.