Më 11 dhjetor 2001, pas bisedimeve shumëvjeçare, Kina u anëtarësua në Organizatën Botërore të Tregtisë (OBT). E gjithë bota pyeste: Çfarë ndikimesh do të sjellë në sistemin global të tregtisë të lirë ky vend në zhvillim me popullsinë më të madhe në botë dhe çfarë ndikimesh do t’i sjellë ky vend botës. Sivjet është 20-vjetori i anëtarësimit të Kinës në OBT. Edhe pse ka kaluar shumë kohë, kjo është një ngjarje e rëndësishme në procesin e Reformës dhe Hapjes të Kinës dhe ka shkaktuar ndikime të thella në ekonominë kineze e botërore.