Presidenti kinez Xi Jinping mori pjesë nëpër lidhjes me video në Konferencën e 28-të të Liderëve Ekonomikë të Bashkëpunimit Ekonomik të Azi-Paqësorit të premten në Pekin.
Ndër të tjera në fjalimin e tij Xi u shpreh: “Sivjet është 30-vjetori i anëtarësimit të Kinës në APEC. Gjatë këtyre 30 vjetëve, Kina ka thelluar reformën e ka zgjeruar hapjen dhe bashkëpunimi ekonomik në Azi-Paqësor është thelluar në mënyrë të pandërprerë. Sivjet kemi hartuar së bashku planin për zbatimin e vizioneve. Ne do të nxitim zbatimin e ‘Vizion 2040”, dhe do të ndërtojmë një bashkësi të hapur dhe të ndërlidhur, me risi e rritje, me përfitime të ndërsjella dhe me fate të përbashkëta të Azi-Paqësorit”. (Li Huailiang/Artan)