Në Maqedoninë e Veriut këtë të dielë zhvillohen zgjedhjet lokale, në të cilat qytetarët do të votojnë për kryetarët e 80 komunave dhe anëtarët e këshillave komunalë, si dhe kreun e Bashkisë së Shkupit. Rreth 1.824.864 votues do të mund të zgjedhin midis 303 listave të kryetarëve të komunave dhe 567 listave të këshilltarëve. Fushata zgjedhore është cilësuar si e qetë. Rreth situatës parazgjedhore raporton nga Shkupi gazetari Gazmend Agaj