Sot, kur po ndodhin më shpesh ngjarje të klimës ekstreme, trajtimi i ndryshimit të klimës është bërë një ndër sfidat më urgjente të kohës sonë. Përse nuk i kemi mbajtur premtimet lidhur me klimën? Çfarë duhet të bëjë kjo botë tani për ta luftuar ndryshimin e klimës? Wavel Ramkalawan, presidenti i Republikës së Sejshelleve, tha se koha e fjalëve ka mbaruar dhe tani është koha për veprim. Vendet e industrializuara duhet të ndalojnë fjalët dhe të fillojnë veprimet konkrete. Afrika është shkatërruar nga lakmia, dhe është koha e duhur që ata që janë përgjegjës për këtë – vendet e pasura dhe të industrializuara - të shpaguajnë viktimat, vendet e vogla, tha presidenti. (Xu Guang)