Në një intervistë me Liu Xin të CGTN-it, zv.ministri i Jashtëm kinez Le Yucheng tha se ka vënë re që ka disa elemente pozitive në komentet e fundit të Përfaqësueses Tregtare të ShBA-së, por ai kundërshton me vendosmëri akuzat e saj të pabaza. Ai i bëri thirrje qeverisë amerikane që të ndryshojë vërtet politikat e saj dhe të punojë me komunitetin e biznesit, për ta kthyer bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar në një "akullthyerës" në marrëdhëniet Kinë-ShBA.