Meng Wanzhou, vajza më e madhe e presidentit të kompanisë “Huawei” Ren Zhengfei, u kthye në Kinë me një avion të posaçëm të shtunën e kaluar, pas rrëzimit të çështjes së ekstradimit të saj. Tian Wei e CGTN-it intervistoi autorin e librit “Kurthi amerikan”, Frederic Pierucci, i cili ishte një menaxher i lartë i kompanisë “Alstom”, i akuzuar nga ShBA-ja për korrupsion dhe i shpallur fajtor në vitin 2014. Shumë e konsiderojnë Pieruccin si një peng ekonomik. Sipas tij, rezultati pozitiv tregon se kur fuqia e shtetit e trajton këtë gjë në mënyrë zyrtare, mund të ndihmojë shumë në këto të dyja rastet. Në të ardhmen, përballë të ashtuquajturit “juridiksion me krahë të gjatë”, vendet duhet të veprojnë si Kina dhe kjo është rrugëdalja e drejtë.