Më 17 shtator, tre astronautët kinezë u kthyen në Tokë, duke përfunduar një mision tremujor për ndërtimin e stacionit hapësinor të Kinës, të njohur si “Tiangong” ose "Pallati Qiellor".
Ekuipazhi jetoi në stacionin hapësinor për 90 ditë, duke vendosur një rekord për astronautët kinezë në një mision të vetëm.
Tre muaj më parë, më 17 qershor, Kina lëshoi anijen kozmike “Shenzhou-12”, që kreu lidhjen me modulin bazë “Tianhe” po atë ditë. Më pas tre astronautët u vendosën me sukses në “ Tianhe”.
Më 4 korrik, tre astronautët bashkëpunuan dhe përfunduan me sukses aktivitetin e parë jashtë një mjeti kozmik të Kinës, ndërsa më 20 gusht kryen aktivitetin e dytë të tillë, që zgjati për 6 orë.
“Shenzhou-12” është misioni i shtatë me ekuipazh në hapësirë i Kinës dhe i pari gjatë ndërtimit të stacionit hapësinor kinez “Tiangong”.
Të dashur miq, a keni të njëjtën ëndërr me mua për një udhëtim privat në hapësirë. Kur mendoni se mund të shkojmë në hapësirë? Lini mendimet tuaja te komentet. Nga unë Burimi, mirupafshim javën tjetër.