Ditët e fundit, Universiteti i Karolinës së Veriut dhe profesori Ralph Baric i këtij universiteti kanë marrë vëmendje të madhe nga bota. Ambasadori Chen Xu, përfaqësuesi i përhershëm i Kinës në Gjenevë, i ka dërguar një letër Drejtorit të Përgjithshëm të OBSh-së Tedros Tedros. Në këtë letër, z. Chen vë në dukje se duhet të bëhen hetime transparente në laboratorë, dhe në këto hetime, përveç laboratorit biologjik “Fort-Detrik”, duhet të përfshihet edhe laboratori i Universitetit të Karolinës së Veriut. Në një konferencë shtypi të Ministrisë së Jashtme të Kinës është përmendur shpesh emri i Baric-it.
Çfarë ndodh në Universitetin e Karolinës së Veriut? Kush është Baric? Çfarë lidhjesh ka midis tij dhe laboratorit biologjik “Fort-Detrik”ku ka shumë mistere për t’u zbuluar?
Baric, i njohur si "gjuetari i koronaviruse ve", ka studiuar mbi 10 vjet për modifikimin e koronaviruseve. Gjatë një interviste me mediet italiane, ai ka thënë se mund të modifikojë artificialisht koronaviruse pa lënë gjurmë! (Li Huailiang/ Artan)