Si e mendoni një autostradë?
Zakonisht, duket si një rrugë e drejtë dhe e gjerë me dy drejtime dhe shumë makina.
Por në Kinë, autostradat nuk janë kurrë kaq të rëndomta.
Gjatësia e përgjithshme e autostradave në Kinë ka arritur në 160 mijë kilometra, shifra më e lartë në botë. Janë dashur 4 dekada për t’i ndërtuar këto autostrada që lidhin jetën e miliona kinezëve.
Kina ka autostradën më të lartë në botë, Urën “Beipanjiang”, si dhe autostradën më të gjatë në shkretëtirë, nga kryeqyteti i vendit Pekin për në Xinjiang në perëndim të Kinës. Kina zotëron gjithashtu urën më të gjatë mbi det, Hong-Kong – Zhuhai – Makao
Pse në Kinë janë ndërtuar kaq shumë autostrada?