Gjenerata e re e trenit kinez me shpejtësi të lartë Fuxing nisi funksionimin të premten, duke ofruar shërbime inteligjente për udhëtarët. Këto trena mund të lëvizin me një shpejtësi prej 350 kilometrash në orë.


Në gjeneratën e re përdoret teknologjia 5G për të përdorur sistemin e operimit të trenave dhe pasagjerët kanë shërbimin WIFI në tren.

Merakoseni se mos ju mbaron bateria për të parë video në tren? Nuk duhet të shqetësoheni fare pasi nën sedilje ndodhet foleja e karikimit. Gjithashtu ka USB në pjesën e pasme të ulëses për të garantuar përdorimin e pajisjeve elektronike.

Gjithashtu në tren gjendjet një lloj i ri kondicioneri që kursen të paktën 10% të energjisë në tren.

Përveç automateve në tren, mund të porositni ushqime nga restorantet në celular dhe ushqimet vijnë me të arritur treni në ndonjë stacion.

Duhet përmendur se në gjeneratën e re të trenave, do të ketë një kabinë të veçantë, duke ofruar gjithashtu udhëzime për personat me probleme në shikim. (Li Huailiang/ Albana)