Zhang Guimei, e cila ka kaluar gjithë karrierën e saj duke siguruar arsim falas për vajzat në zonat e thella rurale të provincës Yunnan, mishëron sesi shpirti i anëtarit të Partisë Komuniste të Kinës kalon nëpër breza.
"Unë jam Zhang Guimei. Unë jam sekretarja e degës së Partisë dhe drejtorja e Shkollës së Mesme për Vajzat Huaping në Lijiang. Shkolla jonë siguron arsim falas për vajzat në male".
Ajo është "shoqe e skuadrës" për vajzat e maleve të thella të qytezës Huaping, një nga më të varfërat në Kinë.
Në vitin 1974, Zhang Guimei, në atë kohë 17 vjeçe, udhëtoi në provincën Yunnan për t'iu përgjigjur thirrjes së kombit për të mbështetur banorët në rajonet e largëta.
Ajo vendosi të heqë sa më shumë pengesa për edukimin e tyre. Në vitin 2008, ajo filloi shkollën për vajza pa asnjë tarifë ose kërkesë.
Përpjekjet solllën rezultat. Gjatë 13 viteve të fundit, shkolla e saj përgatiti për universitet 1800 vajza.
Kjo është kur dhe ku Zhang mori bindjen dhe qëllimin e saj. Dhe ajo është kaq këmbëngulëse për t'ia transmetuar atë vajzave që u mësoi dhe jetët e të cilave kanë ndryshuar përgjithmonë.
Partia Komuniste e Kinës u ka dhënë për herë të parë Medaljen "1 Korriku" anëtarëve të vet të shquar, në kuadër të festimeve për njëqindvjetorin e themelimit të saj. Zhang Guimei është një nga fitueset e çmimeve.