Ndërtesa në qender të Tiranës, ku për afro pesë dekada gjatë regjimit komunist u përgjuan, ndoqën penalisht, u akuzuan dhe u ekzekutuan mijëra vetë është kthyer në një muze unik dhe mjaft interesant për vizitorët dhe studiuesit e historisë.
Karakteristika e veçantë e këtij muzeu të vogël është se ai ka mbetur i paprekur me pajisje origjinale dhe regjistrime të cilat tani ruhen në arkiva.
Muzeu Kombëtar i Përgjimeve "Shtëpia e gjetheve” është vlerësuar me çmimin : “Muzeu i Këshillit të Evropës” për vitin 2020.
Muzeu shqiptar u zgjodh nga Komiteti i Kulturës i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës në takimin e mbajtur në Paris.
Çmimi i jepet çdo vit një muzeu që gjykohet të ketë dhënë kontribut për trashëgiminë kulturore evropiane, promovimin e respektit të të drejtave të njeriut dhe demokracisë, urave të kulturave, tejkalimit të kufijve social dhe politik, zgjerimin e njohjes dhe kuptimit nga vizitorët të çështjeve bashkëkohore shoqërore dhe eksplorimin e ideve të qytetarisë demokratike.