“Shpirti i Ballkanit” gjallëroi Korçën për herë të tretë duke e kthyer në traditë“ Korça folk fest Balkan”.
Artistet shqiptarë dhe të huaj performuan në pazarin e vjetër të qytetit të Korçës ku gërshetohen natyrshëm folku dhe tradita me vlerat e trashëgimisë kulturore.
Festivali “Shpirti i Ballkanit” konfirmoi edhe një herë se pak gjëra i ndajnë fqinjët me njëri-tjetrin edhe në folk , madje kultura dhe arti janë ura bashkimi dhe komunikimi midis popujve.
Ky festival në kushtet kur pandemia ende kërkon kujdes dhe masa të veçanta, pati një pjesëmarrje më të vogël të grupeve artistike por u prit me interes nga artdashësit e qytetit juglindor.
Meloditë, këngët, vallet dhe kostumet krijuan atmosferë të gëzueshme për artdashësit.