Ministrja shqiptare e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Milva Ekonomi tha në një intervistë për CMG se është fat që kompanitë shqiptare marrin pjesë prej disa vjetësh në Panairin Kinë-Vendet e EQL-së, që zhvillohet në qytetin lindor kinez të Ningbo-s. Sipas znj. Ekonomi, produktet shqiptare, si vaji i ullirit, birra, vera etj., njihen në tregun kinez, dhe po ashtu kompanitë shqiptare janë të njohura me kërkesat e panairit. Ajo theksoi se falë panairit të Ningbo-s është shtuar numri i tregjeve për eksportet shqiptare. “Tregu kinez është një treg që ne kemi nevojë jo vetëm ta mbajmë, por edhe të çojmë më shumë produkte,” vuri në dukje ministrja. Sipas saj, pjesëmarrja në panarin e Ningbo-s do të ndihmojë për të realizuar objektivin e qeverisë shqiptare për trefishimin e eksporteve. Pavijoni i Shqipërisë në Ningbo dhe nënshkrimi i dy protokolleve me qeverinë kineze për eksportin e produkteve shtazore shton gamën e produkteve që mund të eksportohen në Kinë, u shpreh kreu i dikasterit shqiptar të bujqësisë.