"Shqipëria në art" titullohet libri i botuar në Kinë, i autorit Ferid Hudhri, studiues i njohur. Ai e ka prezantuar këtë vepër për lexuesit kinez si një enciklopedi të kulturës , memories historike, dhe trashëgiminë kulturore nëpërmjet artit.
Libri i Ferid Hudhrit dëshmon forcën e artit si mjet komunikimi midis popujve të shprehur përmes pikturës.
Në pjesën e parë jepet një vështrim i shkurtër i historisë së artit shqiptar, nga gjurmët më të hershme deri te krijimtaria e ditëve tona.
Pjesa e dytë titullohet "Shqipëria nëpërmjet artistëve të huaj", ku janë grupuar mbi 180 piktura me temë shqiptare prej autorëve nga vende të ndryshme të botës.
Në pjesën e tretë, me titull "Shqipëria nëpërmjet artistëve shqiptarë", janë përzgjedhur mbi 100 krijime, nga artistët e periudhës së Rilindjes dhe të Pavarësisë, si: Kolë Idromeno, Marubi, Simon Rrota, etj.
Shkrimtari i madh Ismail Kadare ka vlerësuar se: Libra të tillë vështirë se përsëriten. Duhet një jetë. Dashuri pa fund. Vullnet të paepur. Eksperiencë. Një libër që nderon vendin e tij, historinë e shqiptarëve, kujtesën tonë.
Vepra është përkthyer në gjuhën kineze nga Wang Xianya dhe lexuesit mund ta gjejnë në libraritë e Pekinit dhe qytete të tjera të Kinës.
Botimi është realizuar nga Shtëpia Botuese e Mësimit dhe Studimit të Gjuhëve të Huaja.