Presidenti i Kinës Xi Jinping mori pjesë të premten në Samitin Global të Shëndetësisë nëpërmjet një lidhjeje me video nga Pekini dhe mbajti një fjalim me titull: “Të bashkohemi për ndërtimin e bashkësisë shëndetësore të përbashkët të njerëzimit”.
Xi Jinping-u tha: “Duhet të ngulet këmbë në shpërndarjen e drejtë dhe të arsyeshme të vaksinave, që të ngushtohet ‘hendeku i vaksinimit’. Aktualisht, çekuilibri në vaksinim është gjithnjë e më i dukshëm. Duhet të hiqet dorë nga ‘nacionalizmi i vaksinave’ dhe të nxiten zotërueshmëria dhe përballueshmëria e vaksinave nga vendet në zhvillim. Vendet e mëdha duhet të mbajnë më shumë përgjegjësi dhe t’u ofrojnë më shumë vaksina vendeve në zhvillim që kanë nevojë urgjente. Kina i ka ofruar mbarë globit 300 milionë doza vaksinash dhe do të japë më shumë brenda mundësive të saj.”