Presidenti i Kinës Xi Jinping mori pjesë të premten në Samitin Global të Shëndetësisë nëpërmjet një lidhjeje me video nga Pekini dhe mbajti një fjalim me titull: “Të bashkohemi për ndërtimin e bashkësisë shëndetësore të përbashkët të njerëzimit”.

Në këtë fjalim ndër të tjera Xi tha: “Duhet të ngulim këmbë në kapërcimin e vështirësive me përpjekje të përbashkëta dhe të mbështesim solidaritetin e bashkëpunimin. Fatet e njerëzve janë të lidhura, prandaj duhet të përballojmë bashkërisht vështirësitë dhe të kundërshtojmë me vendosmëri orvatjet e ndryshme për politizim, etiketim dhe stigmatizim. Manipulimi politik nuk mund të ndihmojë aspak në përballimin e gjendjes epidemike në vend, por vetëm do të pengojë bashkëpunimin ndërkombëtar në këtë drejtim dhe do të dëmtojë më shumë popujt e ndryshëm të botës.”