Ky vit shënon 70 vjetorin e krijimit të Univesitetit Bujqësor të Tiranës.

Ky universitet është qendra më e madhe e shkencës dhe edukimit bujqësor në Shqipëri.
Veprimtaritë festive të këtij jubileu, kanë filluar me një ceremoni domethënëse për të vlerësuar pedagogët dhe drejtuesit e shquar ndër vite.
Profesorët Lufter Xhuveli dhe Haxhi Aliko janë nderuar me titullin e lartë Profesor Emeritus.
Rektori Fatbardh Sallaku u shpreh se ky vlerësim i merituar është edhe një motivim për stafin akademik për ti çuar përpara arritjet.
Profesor Xhuveli, është jo vetëm drejtues i UBT-së për më shumë se 13 vite, por edhe një emër i shquar i fushës së studimeve, kërkimit shkencor, autor i shumë librave, ministër dhe deputet në disa legjislatura.