Presidenti i Kinës Xi Jinping inspektoi të mërkurën qytetin Nanyang të provincës kineze Henan. Gjatë pasdites, presidenti Xi vizitoi tempullin e mjekut të shenjtë Zhang Zhongjing në respekt të kontributin e tij në zhvillimin e Mjekësisë Tradicionale Kineze. Më pas, presidenti vizitoi një kopsht trëndafilash kinezë si dhe një ndërmarrje për prodhimin e ilaçeve mjekësore, për të inspektuar sektorët vendorë në bazë të produkteve të veçanta lokale, që mundësojnë punësimin e banorëve. (Xu Guang/Albana)