Ministri egjiptian i Shëndetësisë Hala Zayed deklaroi të dielën se Egjipti do të fillojë në qershor prodhimin vendas të vaksinës kineze anti-Covid “Sinovac”, njofton “Xinhua”.
Gjatë një konference shtypi në Kajro, ministri tha se 2 milionë dozat e para do të prodhohen në qershor në impiantet e “Egyptian Holding Company” për Produkte Biologjike dhe Vaksina (VACSERA).
"Ne do të marrim dërgesën e parë të lëndëve të para të nevojshme për prodhimin e vaksinës më 18 maj", u tha Zayed gazetarëve, duke shtuar se 40 milionë doza do të prodhohen në vitin e parë.
Zayed vuri në dukje se dy marrëveshje u nënshkruan midis “Sinovac” dhe VACSERA në prill. Vaksina “Sinovac” që do të prodhohet në Egjipt do të quhet “Sinovac-Vacsera”, zbuloi ministri. (Fatosi)