Presidenti Xi Jinping mori pjesë të enjten, me ftesë të homologut të tij amerikan Joe Biden, në samitin virtual të liderëve lidhur me ndryshimin e klimës, ku mbajti një fjalim.
Ndër të tjera ai tha: "Parimi i përgjegjësive të përbashkëta, por të ndryshme, është baza e qeverisjes globale të klimës. Ne duhet të pohojmë plotësisht kontributin e vendeve në zhvillim në luftën kundër ndryshimit klimatik dhe të tregojmë vëmendje për vështirësitë dhe shqetësimet e tyre të veçanta. Vendet e zhvilluara duhet të shtojnë ambiciet dhe veprimet lidhur me klimën dhe të bëjnë përpjekje konkrete për t'i ndihmuar vendet në zhvillim të shpejtojnë kalimin drejt zhvillimit të gjelbër dhe me lëshim të ulët karboni." (Li Huailiang/ Artan)