Presidenti Xi Jinping mori pjesë të enjten, me ftesë të homologut të tij amerikan Joe Biden, në samitin virtual të liderëve lidhur me ndryshimin e klimës, ku mbajti një fjalim.
Ndër të tjera në këtë fjalim Xi tha: "Qytetërimi kinez e ka vlerësuar gjithmonë harmoninë midis njeriut dhe natyrës, si dhe respektimin e ligjeve të natyrës. Kina do të ndjekë konceptin e qytetërimit ekologjik dhe do të zbatojë filozofinë e re të zhvillimit. Kina do të vazhdojë t'i japë përparësi mbrojtjes ekologjike dhe të ndjekë një rrugë zhvillimi të gjelbër dhe me lëshim të ulët karboni. Kina do të përpiqet të realizojë arritjen e kulmit të lëshimit të karbonit para fundit të vitit 2030 dhe neutralizimin e karbonit para vitit 2060. Intervali kohor midis arritjes së këtyre dy objektivave është shumë më i shkurtër se koha që u është dashur vendeve të zhvilluara, gjë që kërkon shumë përpjekje të vështira." (Li Huailiang/ Artan)