Nje videokonferencë online e biznesit Kinë-Shqipëri për Tregtinë Bujqësore ka bashkuar përfaqësues nga sektori bujqësor, zyrat doganore, komuniteti i biznesit, dhe media të dy vendeve.
Pjesëmarrësit i përshëndeti ambasadori i Republikës së Kinës në Shqipëri Zhou Ding i cili theksoi se, Kina dhe Shqipëria gëzojnë miqësi të kahershme që daton 70 vjet më parë. Bazuar në parimin tonë tradicional të miqësisë dhe fitores, bashkëpunimi ekonomik dhe tregtar midis dy vendeve po thellohet dhe Kina mbetet një nga partnerët kryesorë tregtarë të Shqipërisë. Si Ambasador Kinez në Shqipëri, unë gjithmonë kam inkurajuar komunitetet e biznesit nga të dy palët të kthejnë sytë nga njëri-tjetri. Ambasada jonë ka punuar me zell në lehtësimin e shkëmbimeve dhe bashkëpunimit midis nesh. Ne kemi bërë progres të madh, por ka ende një potencial të madh që duhet të shfrytëzohet, veçanërisht në tregtinë e produkteve bujqësore. Vitin e kaluar, pavarësisht ndikimit të pandemisë, importi i Kinës i produkteve bujqësore dhe ushqimore nga Shqipëria vazhdoi të rritet. Kjo qëndrueshmëri është vota më e mirë e besimit për marrëdhëniet tona tregtare.
Shqipëria është një vend i bekuar me diell të bollshëm, ajër të pastër dhe tokë pjellore. Ka një avantazh natyral për të prodhuar produkte bujqësorë të gjelbërt dhe të shëndetshëm të favorizuar nga konsumatorët kinezë. Jam shumë i lumtur kur mësoj se mjalti shqiptar Morava po fiton popullaritet në Kinë. Unë dëshiroj të shoh më shumë kompani shqiptare të gjejnë mundësitë e tyre të biznesit në Kinë si Morava.
Në këtë videokonferencë morën pjesë përfaqësues të komunitetit të biznesit, dhomave të tregtisë dhe institucioneve publike. Frida Krifca, drejtoreshë e përgjithëshme e Agjensisë per Zhvillimin Bujqësor e Rural.
Në një intervistë eskluzive pas këtij takimi online ajo u shpreh optimiste për eksportin e produkteve bujqësore shqiptare në Kine.