Nënkryeministri kinez Han Zheng tha se Kina do t'i përmbahet gjithmonë parimit "Një vend, dy sisteme". Gjatë një takimi me këshilltarët politikë nga rajonet e posaçme administrative të Hong-Kongut dhe Makaos, ai tha se Hong-Kongu duhet të qeveriset me një shkallë të lartë autonomie në një mënyrë korrekte.