Nënkryeministri kinez Han Zheng bëri thirrje që parimi i "Qeverisjes së Hong-Kongut nga patriotët" duhet të mbështetet në sundimin e ligjit. Ai e tha këtë gjatë pjesëmarrjes në diskutimet e anëtarëve të delegacionit të Hong-Kongut dhe Makaos në sesionin e katërt të Komitetit të 13-të Kombëtar të Konferencës Konsultative Politike të Popullit Kinez të shtunën.