Zonja Margaret Chan Fung Fu-chun nga rajoni i Hong-Kongut, është kinezja e parë që ka pasur postin e Drejtoreshës së Përgjithshme të Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Duke folur për Hong-Kongun, ajo tha se gjatë dy vjetëve të fundit, përballë trazirave dhe pandemisë, qeveria rajonale ka pasur shumë tension. Ajo tha se ky është një moment shumë i rëndësishëm për Hong-Kongun dhe duhet të rishikohet sistemi zgjedhor në këtë rajon: a është përmirësuar me kohën ky sistem? Gjatë intervistës, znj. Chan Fung shprehu konfuzion për disa komente dhe i kundërshtoi ato duke theksuar se Hong-Kongu duhet të qeveriset nga patriotët.