Përmbledhja e forcave, trashëgimi e traditës dhe përpjekjet për të ardhmen, për shkrimin e një kapitulli të ri të bashkëpunimit

(9 shkurt 2021, Pekin)

Presidenti i Republikës Popullore të Kinës Xi Jinping


Të nderuar kolegë,

Zonja, zotërinj dhe miq:


Ju përshëndes për pjesëmarrjen tuaj në Samitin Kinë-Vende të Evropës Qendrore e Lindore (EQL). Sot, organizojmë këtë samit kur të gjitha vendet e botës po luftojnë me pandeminë COVID-19, gjë që tregon vendosmërinë e vendeve për bashkëpunimin dhe përpjekjet e përbashkëta për kapërcimin e vështirësive dhe synimin e përbashkët për zhvillimin.

Bashkëpunimi Kinë-Vende të EQL-së ka kaluar një rrugë 9 vjeçare. Para nëntë vjetëve, duke u nisur nga synimi për bashkëpunim me fitime të përbashkëta dhe për zhvillimin e përbashkët dhe duke mbajtur vendosmërinë për krijimin e një të ardhmeje më të bukur, nisëm bashkërisht mekanizmin e bashkëpunimit Kinë-vende të EQL-së, në përputhje me rrymën e kohës dhe prirjen e zhvillimit dhe filluam fazën e re të zhvillimit të marrëdhënieve midis Kinës dhe vendeve të EQL-së.

Gjatë nëntë vjetëve, bashkëpunimi midis dy palëve u ka rezistuar testeve të kohës dhe të ndryshimeve të ndërlikuara të gjendjes ndërkombëtare dhe ka formuar parimet e bashkëpunimit në përputhje me karakteristikat e veta dhe të pranueshme nga të gjitha palët.

Parimi i parë është bashkëpunimi i bazuar në konsultime. Kina dhe vendet e EQL-së e respektojnë njëri-tjetrin dhe zhvillojnë bashkëpunim pa kushte politike, duke këmbëngulur në barazinë mes vendeve të mëdha e të vogla dhe në konsultime, ndërtim dhe ndarje të përbashkët të përfitimeve. Ne besojmë se vlera e “17+1” është më e madhe se ”18” dhe kemi ndërtuar një strukturë bashkëpunimi trepërmasor që përfshin mbi 20 fusha dhe udhëhiqet nga mekanizimi i mbledhjes së udhëheqësve. Çdo vend mund të hartojë plane dhe të përcaktojë projekte duke u mbështetur në realitetin e vet të brendshëm, dhe nxitet të gjejë pozicionin e vet dhe të shfrytëzojë epërsitë e veta gjatë bashkëpunimit," tha kreu i shtetit i Kinës.

Parimi i dytë është bashkëpunimi me përfitime të përbashkëta. Jemi fokusuar në bashkëpunimin pragmatik dhe kemi realizuar objektivin për nxitjen e zhvillimit të secilit vend dhe për përmirësimin e jetesës së banorëve. Kemi forcuar bashkëpunimin në mënyrë përpjesëtimore dhe kemi këmbëngulur në integrimin e bashkëpunimit ekonomik dhe atij kulturor dhe i kemi trajtuar në mënyrë të barabartë tregtinë dhe investimet. Rezultatet e bashkëpunimit kanë favorizuar vende dhe popuj të ndryshëm. Në krahasim me nëntë vjetët më parë, vëllimi tregtar midis Kinës dhe vendeve të Evropës Qendrore e Lindore është rritur gati 85% dhe numri i turistëve është katërfishuar. Itineraret hekurudhore Kinë-Evropë kanë mbuluar shumicën e vendeve e Evropës Qendrore e Lindore, me mbi 30 mijë udhëtime me trena mallrash. Projektet e bashkëpunimit si ato të portit të Pireut në Greqi, uzinën metalurgjike “Smederevo”në Serbi, urën “Pelješki” në Kroaci etj., kanë arritur rezultate të mira.

Parimi i tretë është zhvillimi i përbashkët me qëndrimin e hapjes dhe gjithëpërfshirës. Kina dhe vendet e Evropës Qendrore e Lindore besojnë se hapja mund të krijojë mundësi dhe gjithëpërfshirja mund të sjellë larmi. Hapja dhe gjithëpërfshirja janë themelet e bashkëpunimit Kinë-Vende të EQL-së. Kemi mësuar nga njëri-tjetri, duke plotësuar njeri-tjetrin, kemi ngulur këmbë në konsultimet dhe bashkëpunimin për zgjidhjen e mospajtimeve dhe mosmarrëveshjeve. Kemi ndjekur rregullat ndërkombëtare të pranuara gjerësisht si dhe kemi respektuar parimin e tregut dhe standardet e BE-së. Përshëndesim edhe pjesëmarrjen e vendeve të tjera e organizatave ndërkombëtare, që të realizohen përfitime të përbashkëta dhe shumëpalëshe.

Parimi i katërt është rritja e pandërprerë nëpërmjet novacionit. Bëmë një provë që të lidhnim bashkëpunimin ndër-rajonal me nismën “Një brez, një rrugë” dhe realizuam të parët përfshirjen e të gjitha vendeve të Evropës Qendrore e Lindore në marrëveshjet e nismës “Një brez, një rrugë”. Duke u nisur nga kërkesat e vendeve të EQL-së dhe duke shfrytëzuar nga epërsitë rajonale, kemi nxitur arritjen e rezultateve shumë pozitive të projekteve të mëdha, përfshirë hekurudhën Hungari-Serbi.

Të nderuar kolegë!

Ndodhemi në një epokë plotë sfida. Pandemia e ndërthurur me ndryshimet e mëdha gjatë 100 vjetëve, do të ushtrojë një ndikim të thellë. Për përballimin e sfidave të pashembullta, duhet solidariteti dhe bashkërendimi i të gjitha vendeve.

Vitin e kaluar, marrëdhëniet kino-evropiane ecën përpara pavarësisht pandemisë. Të dyja palët përfunduan në kohë bisedimet mbi Marrëveshjen Kinë-BE mbi Investimet, nënshkruan Marrëveshjen Kinë-BE mbi Treguesit Gjeografikë, nxitën partneritetin e bashkëpunimit të gjelbër dhe digjital, ngulën këmbë në mbrojtjen e multilateralizmit dhe përballuan bashkërisht sfidat globale. Bashkëpunimi midis Kinës dhe vendeve të EQL-së është pjesë e rëndësishme përbërëse e marrëdhënieve kino-evropiane, ndërkohë, zhvillimi pozitiv i marrëdhënieve kino-evropiane i ka sjellë mundësi të reja bashkëpunimit midis Kinës dhe vendeve të EQL-së.

Kolegë të dashur!

Bashkëpunimi Kinë-Vendet e EQL-së është një platformë e bashkëpunimit ndër-rajonal me ndikimin e rëndësishëm. Në situatën e re, si do të zhvillohet ky bashkëpunim? Dua të paraqes një propozim katërpikësh.

Së pari, të përballojmë drejtpërdrejt sfidat e pandemisë dhe të forcojmë besimin e bashkëpunimit për kapërcimin e vështirësive. Rezistenca kundër epidemisë së COVID-19 është detyra e tanishme më emergjente. Kina është e gatshme të bashkërendojë me vendet e EQL-së dhe t’i përballojë sfidat së bashku me to. Të dyja palët mund të shtojnë shkëmbimet në kontrollin dhe parandalimin e epidemisë, të zhvillojnë bashkëpunimin në mjekësinë tradicionale dhe të rrisin nivelin e bashkëpunimit në fushën e shëndetësisë, për ndërtimin e një bashkësie të përbashkët të shëndetit të njerëzimit. Kina është e gatshme të vijojë ofrimin e vaksinave brenda mundësive të veta ndaj vendeve përkatëse, në mënyrë që t’i bëjë vaksinat në produkt publik global dhe për nxitjen e shpërndarjes e përdorimit të barabartë të vaksinave në mbarë botën. Kina do të zhvillojë bashkëpunim për vaksinat me vendet e EQL-së. Aktualisht Serbia ka marrë mbi 1 milion doza të vaksinave kineze dhe Hungaria po zhvillon bashkëpunim në fushën e vaksinave me firmat kineze. Nëse vendet e tjera të Evropës Qendrore e Lindore kanë kërkesë për bashkëpunim lidhur me vaksinat, pala kineze është e gatshme ta shqyrtojë aktivisht atë.

Do të këmbëngulim në zgjerimin e bashkëpunimit, për të nxitur liberalizimin dhe lehtësimin e tregtisë dhe të investimeve, realizimin e ekonomisë së hapur botërore si dhe daljen sa më parë të ekonomisë botërore nga kriza. Aktualisht, do të përpjesëtimojmë kontrollin e parandalimin e epidemisë dhe zhvillimin ekonomik e shoqëror, do të rifillojmë gradualisht shkëmbimet njerëzore për rifillimin e prodhimeve dhe do të mbrojmë stabilitetin e zinxhirin industrial dhe zinxhirin e furnizimit, që të garantojmë bashkërisht përpjekjet kundër epidemisë dhe rimëkëmbjen ekonomike.

Së dyti, do të përqëndrohemi te ndërlidhshmëria për të garantuar qarkullimin e duhur të arteries për zhvillimin e përbashkët. Do të përsosim më tej strukturën e ndërlidhshmërisë, që të hedhim bazë për zhvillimin e përbashkët të nivelit më të lartë. Do të ndërtojmë krah për krah nismën “Një brez, një rrugë”, duke përshpejtuar ndërtimin e projekteve si hekurudha Hungari-Serbi etj. Do të vazhdojmë të përkrahim zhvillimin e trenave të rregullt të mallrave midis Kinës dhe Evropës, duke shfrytëzuar potencialin e bashkëpunimit.

Do të thellojmë bashkëpunimin në sigurinë doganore të tregtisë dhe në lehtësimin e zhdoganimit. Pala kineze do të nxitë ndërtimin e qendrës së informacionit doganor Kinë-Vende të EQL-së dhe të pikave koordinuese të zhdoganimit në vendet përgjatë linjave të transportit të shpejtë tokësor e detar Kinë-Evropë, si edhe është e gatshme të zhvillojë bashkëpunimin pilot me doganat e vendeve të Evropës Qendrore e Lindore për “zhdoganimin e zgjuar”.

Së treti, do të këmbëngulim në vepra konkrete dhe të zgjerojmë rezultatet e bashkëpunimit me interes të ndërsjelltë. Jemi të gatshëm të punojmë së bashku me vendet e EQL-së, për konkretizimin e rezultateve pragmatike në këto vende dhe për nxitjen e bashkëpunimit të tregtisë dhe të investimeve reciproke, për të nxitur baraspeshimin tregtar dhe zhvillimin e vazhdueshëm. Në pesë vjetët e ardhshëm, pala kineze planifikon të importojë mallra me vlerë mbi 170 miliardë dollarë nga vendet e Evropës Qendrore e Lindore, duke u përpjekur të realizojë dyfishimin e importit të mallrave bujqësore nga këto vende dhe të rritë me 50% vëllimin e tregtisë bujqësore ndërmjet të dy palëve.

Do të shtojmë përpjekjet për shpeshtimin e shkëmbimeve dhe bashkëpunimit në fushat si kulturë, arsim, turizëm, sport, media e botim dhe midis grupeve studimore, të rinjve dhe subjekteve nënkombëtare. Pala kineze është e gatshme të thellojë bashkëpunimin me vendet e EQL-së, duke shfrytëzuar rastin e organizimit të Lojërave Olimpike Dimërore 2022 dhe atyre paralimpike. Kina dhe vendet e EQL-së do të zhvillojnë këtë vit një raund të ri të Dialogut të Politikës së Arsimit dhe mbledhjen e Lidhjes së Institucioneve të Arsimit të Lartë. Përkrahim krijimin e një universiteti në Hungari nga Universiteti Fudan. Do të forcojmë edhe zhvillimin e përbashkët të produkteve karakteristike turistike si dhe përgatitjet e përbashkëta të talenteve në këtë fushë. Do të konkretizojmë njëzëshmërinë e mbledhjes së 5-të të udhëheqësve lokalë Kinë-Vende të EQL-së, për të nxitur më shumë rezultate në bashkëpunimin në rang province.

Së katërti, duke u nisur nga zhvillimi i gjelbër, do të gjejmë dinamikën e bashkëpunimit drejt të ardhmes. Do të këmbëngulim në "konsensusin e gjelbër" dhe të nxitim në mënyrë të vendosur bashkëpunimin ndërkombëtar në përballimin e ndryshimeve klimatike, që të zbatojmë së bashku Marrëveshjen e Parisit dhe të kontribuojmë në suksesin e sesionit të 26-të të Konferencës së Palëve të Konventës Kornizë për Ndryshimin e Klimës të OKB-së dhe të mbledhjes së 15-të të palëve të Konventës për Biodiversitetin, që do të zhvillohen këtë vit. Do të promovojmë zhvillimin e gjelbër. Duke shfrytëzuar Vitin e Zhvillimit të Gjelbër dhe të Mbrojtjes së Mjedisit Kinë-Vende të EQL-së si një mundësi për të thelluar shkëmbimet e bashkëpunimin lidhur me ekonominë e gjelbër, energjinë e pastër dhe fusha të tjera të lidhura me to.

Do të këmbëngulim në novacionin tekniko-shkencor. Pala kineze propozon krijimin e Qendrës Kërkimore të Bashkëpunimit të Novacionit Kinë-Vende të EQL-së, të organizojë Forumin e Talentëve të Rinj Tekniko-shkencorë Kinë-Vende të EQL-së dhe të botojë “Shënimet për Novacionet Tekniko-Shkencore Kinë-Vende të EQL-së 2020”. Do të zgjerojmë bashkëpunimin në sektorët e rinj si ekonomia digjitale, biznesi elektronik, industria e shëndetësisë etj. Pala kineze do të nxitë formimin e një mekanizmi të dialogut mbi bashkëpunimin e tregtisë elektronike midis Kinës dhe vendeve të EQL-së dhe një aleance Kinë-Vende të EQL-së në sektorin e shëndetësisë.

Të nderuar kolegë!

Qysh nga ky vit, Kina ka nisur zbatimin e Planifikimit të 14-të Pesëvjeçar për zhvillimin ekonomik e shoqëror, duke nisur marshimin e ri drejt vendit të modernizuar socialist. Në etapën e re të zhvillimit, Kina do të shpejtojë hapat e saj në nxitjen e një paradigme të re zhvillimi "Dy qarkullime" me qarkullimin e brendshëm si shtyllë kryesore dhe qarkullimin e brendshëm dhe të jashtëm që nxisin njëri-tjetrin. 1.4 miliardë banorë kinezë, mbi 400 milionë e të cilëve gëzojnë të ardhura të mesme, përbëjnë një treg super të madh, i cili do t’i krijojë botës më shumë kërkesa dhe shanse. Kina do të vazhdojë të hapë derën e saj, duke u fokusuar në hapjen institucionale që përfshin ligjet, rregullat, administrimin dhe standardet dhe do të nxitë përmirësimin e mjedisit të biznesit në bazë të rregullave të tregut, sipas ligjit dhe në përshtatje me standardet ndërkombëtare. Kina do të marrë pjesë më aktivisht në bashkëpunimin dypalësh, shumëpalësh dhe rajonal, që të realizojë leverdinë reciproke dhe përfitime të përbashkëta me të gjitha vendet. Zhvillimi dhe hapja e vazhdueshme e Kinës do t’i shtojnë dinamikë të fortë ekonomisë globale në rimëkëmbjen dhe rritjen dhe do të zgjerojnë horizontin për bashkëpunimin e saj me vendet e EQL-së.


Të nderuar kolegë!

Në vendet e EQL-së ka një fjalë të urtë, ‘Propozimi i mirë është më i vlefshëm se ari’. Shpresoj që në videokonferencën e sotme, të gjithë pjesëmarrësit do të paraqesin propozimet për bashkëpunimin Kinë-EQL, për ta nxitur këtë bashkëpunim të ecë përpara në mënyrë më të qëndrueshme, më të gjatë dhe më frytdhënëse.