Presidenti kinez Xi Jinping inspektoi të hënën punën përgatitore për Lojërat Olimpike dhe Paralimpike Dimërore të vitit 2022 në Pekin, si dhe vizitoi punonjës të stafit, sportistë dhe trajnerë.

Xi vizitoi Stadiumin e Mbyllur të Kryeqytetit në distriktin Haidian të Pekinit dhe Qendrën Kombëtare të Skive Alpine dhe Qendrën Kombëtare të Rrëshqitjes në Akull në distriktin Yanqing, për t'u njohur me ndërtimin e objekteve sportive dhe përgatitjen e sportistëve për garat.

Në Stadiumin e Mbyllur të Kryeqytetit do të zhvillohen garat e patinazhit në pistë të shkurtër dhe të patinazhit artistik, në Qendrën Kombëtare të Skive Alpine garat e skive alpine, ndërsa në Qendrën Kombëtare e Rrëshqitjes në Akull garat e disiplinave të ndryshme me slita gjatë Lojërave Olimpike 2022.

25 vende konkurrimi dhe jokonkurrimi në distriktin Yanqing të Pekinit dhe qytetin Zhangjiakou, do të përdoren për Lojërat Olimpike dhe Paralimpike Dimërore 2022.

Zona e Garave e Pekinit do të presë tre sporte dimërore: kërlingun, hokejin në akull dhe patinazhin. (Li Huailiang/ Artan)