Kjo javë shënon 5-vjetorin e krijimit të Bankës Aziatike të Investimeve Infrastrukturore (BAII). Në një intervistë për Grupin Mediatik të Kinës, presidenti i kësaj banke Jin Liqun u shpreh se vitin 2020, përballë pandemisë, banka e tij ka ndryshuar fokusin e punës, duke mbështetur më shumë ndërtimin e infrastrukturave mjekësore dhe antiepidemike. Në pesë vjetët e fundit, si një bankë e re shumëpalëshe për zhvillimin, BAII ka fituar vlerësimin dhe respektin e bashkësisë ndërkombëtare.
Jin Liqun-i u shpreh se, gjatë pandemisë, BAII nuk shërbeu si një e ashtuquajtur "diplomate", por si zbatuese e "kauzës së zhvillimit botëror". Vitin e kaluar, për të përballuar epideminë, banka e ndryshoi fokusin e punës, duke dhënë më shumë fonde për punët antiepidemike dhe të vaksinës.
"Në gjysmën e dytë të vitit 2021, me fillimin e prodhimit dhe vaksinimin masiv, në shumë vende mund të kthehet normaliteti. Atëherë BAII do t'i rikthehet punës së vet kryesore, që është ndërtimi i më shumë infrastrukturave për zhvillimin e ardhshëm," tha presidenti i Bankës Aziatike të Investimeve Infrastrukturore Jin Liqun.