Nga 16 deri më 18 dhjetor u mbajt në Pekin Konferenca Qendrore e Punës Ekonomike. Në këtë mbledhje u propozua që të vazhdojë zbatimi i një politike fiskale proaktive dhe i një politike të qëndrueshme monetare.
Erik Berglof, kryekonomist i Bankës Aziatike të Investimeve Infrastrukturore (BIIA), është i mendimit se një ekonomi shumë e madhe si Kina, e cila ka burime, kapital njerëzor dhe burime financiare të mjaftueshme, është e natyrshme të vazhdojë të hapë tregun e vet.