Presidenti kinez Xi Jinping mori pjesë të enjten në Dialogun e CEO-ve të APEK-ut në Pekin, duke mbajtur një videofjalim me titull: “Krijimi i strukturës së re të zhvillimit për leverdinë reciproke dhe përfitime të përbashkëta”.
Xi Jinping tha: “Zhvillimi i pandërprerë i ekonomisë kineze dhe aspirata e popullit kinez për një jetë më të mirë do të shtojnë kërkesën për produkte, teknologji dhe shërbime më cilësore nga vendet e ndryshme të botës. Besoj se me shtimin e potencialit të tregut kinez, ai do t’u ofrojë më shumë mundësi dhe do të shërbejë si motor i fuqishëm për zhvillimin e qëndrueshëm të ekonomisë botërore.”