Poeti britanik Rudyard Kipling ka thënë dikur se "Lindja është Lindje dhe Perëndimi është Perëndim, dhe të dyja nuk mund të takohen kurrë." A është kaq e pamundur që Kina dhe ShBA-ja të kapërcejnë hendekun e tyre kulturor ? Nga krijimi i muzikës deri te biznesi, çfarë do të thotë integrim? Gjatë Ekspozitës së 3-të Ndërkombëtare të Importit të Kinës që po zhvillohet në Shangai, gazetari i CMG-së ju sjell serinë e re “Shangai, aty ku Kina takon ShBA-në”. Këtë herë ai ka vizituar Qendrën e Muzikës Xhaz "Lincoln" dhe parkun "Disneyland". Le të ndjekim episodin e 4-t: “Nga integrimi në lulëzim”. (Li Huailiang)