Të mërkurën nisi në Shangai Ekspozita e 3-të Ndërkombëtare e Importit e Kinës (CIIE). Në ceremoninë e hapjes presidenti kinez Xi Jinping mbajti një videofjalim.
Ndër të tjera, në këtë fjalim Xi Jinping-u tha: "Me gjithë ndikimin e epidemisë, Kina po vazhdon të shpejtojë zgjerimin e hapjes me botën e jashtme. Janë realizuar të gjitha masat e zgjerimit të hapjes të shpallura në Ekspozitën e 2-të të Importit. Kina ka vijuar të shtojë importet dhe, gjatë një viti, rritja e vëllimit të importit nga Kina është shumë më e shpejtë se mesatarja botërore. Pikat e listës negative të hyrjes së investimeve të huaja në Kinë janë pakësuar nga 40 në 33, teksa zonat e tregtisë së lirë janë shtuar nga 18 në 21. Zbatimi i projekteve të ndërtimit të portit të tregtisë së lirë të Hainan-it dhe të zgjerimit të reformës e të hapjes në Shenzhen, nënshkrimi i marrëveshjeve të tregtisë së lirë me standarde të larta, krijimi i zonave për nxitjen e importit, mbrojtja e të drejtave të pronësisë intelektuale, ndërtimi i përbashkët i 'Një brez, një rrugë' etj. kanë arritur përparime." (Fani/Artan)