Në Shangai u zhvillua të mërkurën në mbrëmje ceremonia e hapjes së edicionit të 3-të të Ekspozitës Ndërkombëtare të Importit të Kinës, ku presidenti i Kinës Xi Jinping mbajti një fjalim të rëndësishëm.
Xi tha: "Me 1.4 miliard banorët e vet, nga të cilët mbi 400 milionë me të ardhura të mesme, Kina është bërë një treg i madh me më shumë potencial në botë. Në dhjetë vjetët e ardhshëm, ajo pritet të importojë mallra me një vlerë prej 22 trilionë dollarësh amerikanë. Ndërkohë, 'Prodhuar në Kinë' është bërë pjesë e rëndësishme përbërëse e zinxhirit global të prodhimit e të furnizimit dhe ka dhënë një ndihmesë të madhe. Tregu me një kërkesë të madhe i Kinës do të vazhdojë të çlirojë potencialin e vet inovativ."