Të mërkurën u zhvillua në Shangai ceremonia e hapjes së Ekspozitës së 3-të Ndërkombëtare të Importit të Kinës (CIIE).
Në videofjalimin e vet në këtë ceremoni, kryetari i shtetit i Kinës Xi Jinping ndër të tjera tha: “Kina do të vazhdojë të mbështetë ndërmarrjet e vendeve të ndryshme të zgjerojnë biznesin e tyre nëpërmjet platformave të hapura, si CIIE. Kina do të eksplorojë potencialin e rritjes së tregtisë së jashtme dhe do të japë ndihmesë për rritjen e tregtisë ndërkombëtare dhe zhvillimin ekonomik botëror. Kina do të nxitë përshpejtimin e zhvillimit të modeleve dhe formave të reja të biznesit, si tregtia elektronike ndërkufitare, dhe do t'i shtojë energji të reja tregtisë së jashtme.” (Jiang Lei/Artan Goga)