Këto pamje nuk na cojnë në ndonjë fshat ku prodhohen produkte bujqësore e blegtorale, por në zemër të Tiranës.
Në kushte pandemie duke respektuar çdo masë sigurie, edhe kete vit vijon tradita e organizimit të panairit “Tirana Agro 100”.
Ky është një bashkëpunim i bashkisë së kryeqytetit me Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë.
Për tri ditë me radhë fermerë dhe kompani lokale, ekspozuan në sheshin Skënderbej produktet e tyre, duke u krijuar konsumatorëve një tjetër mundësi për të zgjedhur.
Motoja e kësaj veprimtarie ishte:“Shijo Produktet Lokale të Tiranës”!
Organizatoret u shprehën se ky aktivitet është shumë i rëndësishëm për pjesëmarrësit në këtë panair dhe konsumatorët. Madje i drejtuan një ftesë të hapur qeverisë për të orientuar financat dhe vëmendjen drejt prodhuesit vendor, si një instrument për zhvillimin ekonomik dhe rritjen e mirëqenies.