Kur na ndajnë edhe 500 ditë nga Olimpiada Dimërore e Pekinit 2022, presidenti i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar Thomas Bach u shpreh në një intervistë për CMG-në se entuziazmi i Kinës për lojërat olimpike i ka lënë përshtypje të thellë.
"Kur shikoj se mbi 800 mijë veta në Kinë kanë aplikuar për vullnetarë të Lojërave Olimpike Dimërore, kur shikoj se prindërit dhe fëmijët e tyre kanë filluar të praktikojnë sportet dimërore, kur shikoj se infrastruktura e sporteve dimërore po ndërtohet dita-ditës për njerëzit që i dashurojnë këto sporte, kam mbresa të thella," tha Bach. (Xu Guang)