Të martën paradite u zhvillua në Pallatin e Madh të Popullit në Pekin mitingu i madh kombëtar në nderim të personave që kanë dhënë kontribut të spikatur në luftën kundër epidemisë së COVID-19. Presidenti i Kinës Xi Jinping u dorëzoi fituesve medaljen kombëtare dhe dekoratat e titujve kombëtarë të nderit.
Në fjalimin e mbajtur në ceremoninë e dekorimit, Xi tha se punonjësit mjekësorë formuan Murin e Madh të çeliktë me trupat e tyre dhe shpëtuan shumë jetë që ishin në rrezik, duke mishëruar ndjenjat e dashurisë e të përgjegjësisë së madhe. Shoku Zhang Dingyu, që vuan nga sëmundja e sklerozës amiotrofike laterale, tha: "Duhet të vrapoj më shpejt, që të shpëtoj më shumë të sëmurë nga virusi." Ndërkohë, ata janë shumë modestë. Shoku Zhong Nanshan tha: "Në fakt, jam vetëm një mjek i thjeshtë." Por masat popullore thonë: "Jemi të qetë në praninë tuaj!" Punonjësit mjekësorë janë engjëjt më të bukur dhe njerëzit më të dashur në epokën e re! Emrat dhe meritat e tyre nuk do të harrohen nga vendi, nga populli e nga historia dhe do të mbeten të gdhendura përgjithmonë në monumentin e Republikës!