Në orën 10 të 8 shtatorit, në Pallatin e Madh të Popullit në Pekin, u zhvillua Konferenca e Nderimit të Luftës kundër COVID-19 në Kinë. Sekretari i përgjithshëm i Komitetit Qendror të PKK-së, kryetari i shtetit dhe kryetari i Komisionit Qendror Ushtarak Xi Jinping u dorëzoi medaljet kombëtare dhe titujt kombëtarë të nderit personave që kanë dhënë kontribut të shquar në luftën antiepidemike, si edhe mbajti një fjalim të rëndësishëm.
Xi Jinping-u vuri në dukje në këtë fjalim që koncepti i fateve të përbashkëta tregon përgjegjësinë morale të popullit kinez për paqen dhe ndihmën e ndërsjellë për kalimin e vështirësive. Dashuria nuk ka kufi. "Ne zbatojmë konceptin 'Bota është një familje' dhe jemi të përgjegjshëm jo vetëm për sigurinë e jetës e të shëndetit të popullit kinez, por edhe për shëndetin publik global. Kemi nisur veprimet humanitare emergjente më të përqendruara në kohë dhe me sferën më të gjerë qysh nga krijimi i Kinës së Re, duke i dhënë energji të pandërprerë luftës antiepidemike globale. Kjo tregon plotësisht imazhin e një vendi të madh që çmon besimin, dashurinë, drejtësinë dhe moralin, duke shfaqur në mënyrë të gjallë përgjegjësinë e një vendi të madh për interesat e përbashkëta të botës dhe për krijimin e bashkësisë së fateve të përbashkëta të njerëzimit," theksoi Xi Jinping-u.