Shërbim global, përfitime të përbashkëta
Globalizimi ekonomik, prirje e pandalshme historike.
Përballë sfidave në zhvillimin ekonomik global, asnjë vend nuk mund t'i zgjidhë vetë problemet.
Vëllimi i përgjithshëm i import-eksportit të Kinës në sektorin e shërbimeve arriti vitin e kaluar në 5.4 trilionë juanë, duke u radhitur në vendin e dytë në botë për gjashtë vjet radhazi.
Në gjashtëmujorin e parë të sivjetshëm, ndërmarrjet kineze kanë siguruar shërbime kontraktimi me jashtë me vlerë prej rreth 680 miliardë juanësh.
Presidenti kinez Xi Jinping vuri në dukje se, me nxitjen e globalizmit ekonomik, tregtia e shërbimeve është bërë një pjesë e rëndësishme e tregtisë ndërkombëtare dhe një fushë e rëndësishme e bashkëpunimit mes vendeve të ndryshme, duke i shtuar energji të re rritjes ekonomike globale. Tregtia e shërbimeve ka perspektivë të mirë dhe potenciale të mëdha, dhe duhen shfrytëzuar këto mundësi të mira, duke krijuar një të ardhme të mirë të “shërbimeve globale me përfitime të përbashkëta.”
Si një ndër tre ekspozitat kryesore të Kinës për hapjen e vendit, bashkë me Panairin e Guangzhou-t dhe Ekspozitën Ndërkombëtare të Importit të Kinës; si ekspozita e parë në fushën e tregtisë së shërbimeve, dhe si aktiviteti i parë i madh i tregtisë ndërkombëtare pas shpërthimit të epidemisë, Panairi Ndërkombëtar i Tregtisë së Shërbimeve i Kinës 2020 ka tërhequr vëmendjen e të gjithë botës.