Gjatë gjithë jetës së tij, Jim Rogers ka dashur të jetë një personazh karizmatik. Në të kaluarën, Rogers ka investuar me George Soros dhe u bë shumë i famshëm. Por, ai nuk donte që jeta e tij të kalojë vetëm duke korrur para. Prandaj, ai nisi një aventurë që jo çdokush do ta ndërmerrte; me vetëm një motoçikletë ai vizitoi mbarë Kinën dhe Pakistanin. Më pas, u shpërngul në Azi. Dy vajzave të tij u pëlqen shumë gjuha kineze dhe janë bërë shumë të famshme në rrjetet sociale në Kinë. Ai është shumë i kënaqur me jetën e tij, por vitet e fundit e shqetëson diçka. Fakti që disa politikanë po tentojnë të prishin marrëdhëniet kino-amerikane. Rogers-it i vjen keq nëse dy vendet nuk do të bashkëpunonin. Le të dëgjojmë mendimet e tij.