Kryetari i Grupit Kombëtar të Bioteknologjisë të Kinës (CNBG) Liu Jingzhen u shpreh në një intervistë për CGTN-in se janë bërë përgatitje të mjaftueshme për fazën e tretë të provave klinike të vaksinës së COVID-19 të studiuar nga CNBG-ja, që ka nisur tashmë në Peru.
Prodhimi normal i dy bazave të studim-zhvillimit e të prodhimit në Pekin dhe Wuhan do të arrijë 200 milionë doza në vit, duke mbështetur qëndrueshmërinë e ofertës së vaksinës.